Postimi i ministres së jashtme, Donika Shvarc për raketat në Poloni, ka ngjallur reagime të shumta

Donika Shvarc, kandidate për deputete e Vetëvendosjes ka humbur zgjedhjet në vendlindjen e saj, në Dubovik të Deçanit

Në zgjedhjet e fundit parlamentare, Donika Gërvalla, kandidate për deputete nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, nuk ka arritur të sigurojë fitoren në vendlindjen e saj, Dubovik të Deçanit. Sipas rezultateve preliminare të KQZ, në qendrën e votimit në Shkollën e Mesme të Ulët “Jusuf Gërvalla” në Prapaqan, Aleanca –së, për Ardhmërinë e Kosovës, ka dalë e para me 34.86% të votave, duke lënë pas Vetëvendosjen me 32.94%. Në nivel komunal, nga numërimi i 99% të votave, AAK prin me 50.46%, eVV me 22.62% dhe LDK me 4.23%. Gjatë fushatës zgjedhore, Gërvalla dhe lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, kishin pasur përplasje të ashpra, pasi Gërvalla e kishte quajtur Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur” dhe kishte drejtuar akuza ndaj tij. Ky rezultat zgjedhor tregon një mbështetje të fortë për AAK-në në këtë zonë, duke konfirmuar ndikimin e saj politik.

Kontrolloni gjithashtu

Jehona Lushaku-Sadriu: Bota është kthyer kundër Kosovës, për faj të Qeverisë Kurti

Jehona Lushaku: Lirinë e medias duhet ta duam siç kemi dashur Kosovën e lirë

Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku, ka reaguar me tone të forta pas publikimit të indeksit …