Kryetari i Degës së PDK-së në Gjakovë, Hajdar Beqa, ka akuzuar pushtetin për manipulime zgjedhore në këtë qytet

Kryetari i Degës së PDK-së në Gjakovë, Hajdar Beqa, ka akuzuar pushtetin për manipulime zgjedhore në këtë qytet, duke pretenduar se është përdorur metoda e njohur si “Treni Bullgar”. Sipas Beqës, vëzhguesit e PDK-së kanë raportuar dyshime të bazuara për parregullsi në të paktën dy qendra votimi, konkretisht në shkollën “Zekeria Rexha” dhe shkollën “Fehmi Agani” në Gjakovë. “Ekziston dyshimi i bazuar se në këto qendra ka ndodhur fenomeni,  që ka rezultuar në mbivotim për partinë në pushtet,” ka deklaruar Beqa, duke i bërë thirrje organeve të drejtësisë që të hetojnë rastin dhe të sigurojnë integritetin e procesit zgjedhor.

 

Kontrolloni gjithashtu

Joe Wilson: Deklarata e ministres serbe është e neveritshme, Beogradi s’duhet të organizojë sesionin e OSBE-së në 2027

Kongresisti republikan amerikan Joe Wilson ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së ministres serbe Snezhana Paunoviq, …