Po shkon drejt fundit numërimi i votave nga zgjedhjet parlamentare të mbajtura më 9 shkurt

Ende nuk ka asnjë lëvizje në faqen e KQZ-së, prej përditësimit të fundit që ndodhi me 12 shkurt

Kanë kaluar gjashtë ditë që nga dita e zgjedhjeve në Kosovë, dhe nga rënia e serverit të ueb-faqes zyrtare të KQZ-së në ditën e zgjedhjeve. Prej asaj dite ka vonesa në numërimin e votave për kandidatët për deputetë, problemet  me blerjen e kamerave dhe mos-trajnimi i duhur i stafit, janë vetëm disa prej çështjeve që e kanë zbehur besueshmërinë e gjithë procesit. Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka konfirmuar se ka kërkuar nga KQZ-ja marrjen e informatave të nevojshme për të vërtetuar nëse ka elemente të kryerjes së ndonjë vepre penale. KQZ-ja ka thënë më 12 shkurt i ka bërë thirrje Prokurorisë së Shtetit dhe institucioneve të tjera të sigurisë për ta sqaruar situatën dhe për të ofruar mbështetje teknike, teksa ka siguruar se, pavarësisht gjithë kësaj situate, integriteti i votës nuk është cenuar dhe se rezultatet do të jenë të sakta. Edhe ish-zyrtarë të KQZ-së kanë thënë se njëmend është vështirë të manipulohet me vota, por e keqja e gjithë kësaj është humbja e besimit të qytetarëve në procesin zgjedhor. Në komunikatën e Qeverisë së Kosovës thuhet se tema kryesore ka qenë dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Kontrolloni gjithashtu

Afati për presidentin po afrohet, institucionet ende pezull

Kosova po hyn në një fazë të ndjeshme institucionale, ndërsa 4 marsi afati i fundit …