Ehat Miftaraj

Ehat Miftaraj: Katër vjet të qeverisjes Kurti shënuan jo kompetencë të skajshme

Drejtori ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, ka kritikuar qeverisjen e Albin Kurtit duke e cilësuar atë si periudhë të mbushur me jo kompetencë të skajshme. Miftaraj tha se gjatë katër viteve të qeverisjes Kurti, është parë një mungesë kompetence në menaxhimin e institucioneve, përfshirë ministritë dhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Prej asaj që kemi parë, nëse marrim për referencë katër vjetët e fundit të qeverisjes Kurti 2, ajo që e ka përcjell ka qenë jo kompetenca. Jo kompetenca e skajshme, dhe jo vetëm në KQZ, por pothuajse në të gjitha ministritë, në shumicën e institucioneve që i kanë qeverisur, tha Miftaraj, duke shtuar se kjo ka qenë një nga faktorët kryesorë që ka ndikuar në performancën e dobët të qeverisë.

Kontrolloni gjithashtu

Prokurorët e Gjykatës Speciale, në Hagë, do ta kenë të vështirë ta dëshmojnë se ish-krerët e UÇK-së janë fajtorë për krimet e supozuara

“Liria ka Emër” thërret diasporën në Hagë: Më 15 dhe 16 shtator të jemi bashkë në pritje të vendimit

Platforma “Liria ka Emër” u ka bërë thirrje bashkatdhetarëve që më 15 dhe 16 shtator …