Fluks i lëvizjes në kufirin Shqipëri-Kosovë për 17-vjetorin e Pavarësisë

Dita e diel, ka shënuar një fluks të madh të lëvizjes së mjeteve dhe qytetarëve në kufirin Shqipëri-Kosovë, veçanërisht gjatë pasdites. Dhjetëra automjete me targa të Kosovës po kalojnë përmes doganës së Morinit për të hyrë në Shqipëri, pasi shumë qytetarë kosovarë kanë zgjedhur të festojnë 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës në Shqipëri. Në këtë ditë festimi, qytetarët e Kosovës kanë shfrytëzuar pushimin e nesërm, të 17 shkurtit, për të kaluar një fundjavë festive në Shqipëri. Po ashtu, ka pasur edhe fluks të qytetarëve që janë kthyer në Kosovë, përfshirë disa emigrantë kosovarë që kanë ardhur nga shtetet e BE-së për të festuar 17 shkurtin në vendlindje.

Kontrolloni gjithashtu

Presidentja Shiroka-Pula u bën thirrje shqiptarëve të Luginës të votojnë për më shumë deputetë në Parlamentin e Serbisë

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, u ka bërë thirrje shqiptarëve nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci …