Komisioni Qendror i Zgjedhjeve organizon sot tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike

Po vazhdon procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë në 19 Qendra Komunale të numërimit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se deri më 16 shkurt janë numëruar 73.23% e vendvotimeve, ose gjithsej 1 mijë  855 nga 2 mijë 533, në kuadër të procesit të numërimit të votave të kandidatëve për deputetë nga zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës. Sipas burimeve të KQZ-së në listën e Koalicionit Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Nisma Socialdemokrate, Konservatorët, Intelektualët, në 10-shen e parë nga 73.23 për qind e votave të numëruara janë: Ramush Haradinaj, Daut Haradinaj, Fatmir Limaj, Time Kadriaj, Bekë Berisha, Lahi Brahimaj, Arbër Tolaj, Albana Bytyqi, Ardian Gjini dhe Bashkim Ramosaj. Në nivelin qëndror ky koalicion sipas rezultateve preliminare ka arritur t’i fitojë 7.45 për qind të votave.

Kontrolloni gjithashtu

Nisma kritikon LVV-në pas dështimit të 10-të, të seancës konstituive

Pas dështimit të dhjetë të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, partitë opozitare kanë kritikuar …