Mbrojtja e ish-kryetarit të Kosovës, Hashim Thaçi kërkon shkarkimin e gjyqtarit të Speciales, Emilio Gatti

Ish-kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, ka munguar gjatë gjykimit të sotëm në Gjykatën Speciale, në Hagë, sepse ka probleme shëndetësore

Ish-kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, ka munguar gjatë gjykimit të sotëm në Gjykatën Speciale, në Hagë, sepse ka  probleme shëndetësore. Lajmin e ka konfirmuar  në seancë, avokati i tij, Lluka Mishetiq. As unë nuk kam informacion, sekretarja më njoftoi se klienti nuk ndihej mirë, dhe nuk mund të merrte pjesë në seancën e sotme. Nuk jam konsultuar fare me klientin lidhur me këtë. Mendova se ishte zgjidhur prej jush, tha Misetiq. Detaje për këtë dha edhe gjyqtari i rastit. Ai tregoi se Thaçi ka pasur nevojë të konsultohet me një mjek. Komunikoni me të nëse jep leje që të vazhdojmë pa praninë e tij tha gjyqtari Smith. Seanca tashmë po vazhdon. Avokati tregoi se Thaçi i ka dhënë leje për ta vazhduar seancën. Pas kësaj, gjyqtari ka urdhëruar që seanca të shkojë në seancë private, dhe ende  nuk dihet çfarë është diskutuar.

Kontrolloni gjithashtu

Revoltat qytetare të 17 e 18 marsit të vitit 2004 ishin pasojë e politikave të gabuara e të dështuara të kohës

21 vjet nga trazirat e marsit 2004 – Revolta kundër UNMIK-ut dhe pasojat e saj

Sot shënohet 21-vjetori i Trazirave të Marsit 2004, një nga ngjarjet më të përfolura dhe …