Në ambientet e komunës së Skenderajt, i është uruar ditëlindja nënkryetarit të komunës, Gjeneral Sami Lushtakut

Në ambientet e komunës së Skenderajt, në praninë e kryetarit Fadil Nura, kryesueses së Kuvendit Adelina Spahiu, drejtorëve të drejtorive komunale, zyrtarëve dhe bashkëpunëtorëve, i është uruar ditëlindja nënkryetarit të komunës, Gjeneral Sami Lushtakut.

Me një karrierë të pasur dhe me përkushtim të vazhdueshëm ndaj qytetarëve, Gjeneral Sami Lushtaku vazhdon të jetë shembull i lidershipit, vendosmërisë dhe përkushtimit në shërbim të vendit.

I urojmë jetë të gjatë, shëndet, suksese dhe mbarësi, thuhet në postimin e komunës së Skënderajt në faqen zyrtare të saj në facebook.

Kontrolloni gjithashtu

Qytetarët e Vitisë diskutuan për planin rajonal të menaxhimit të integruar të mbeturinave

Në Viti u mbajt një konsultim publik me qytetarët lidhur me draft vlerësimin strategjik mjedisor …