Enver Hoxhaj: Ata mund të dëmtojnë emblemën tonë, por jo atë që përfaqëson, Kosova është shtet i pavarur dhe sovran

Enver Hoxhaj: PDK nuk sheh asnjë mundësi bashkëpunimi me Vetëvendosjen

Duke folur për mundësinë e koalicioneve të mundshme, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka theksuar se nuk sheh asnjë mundësi të bashkëpunimit në mes të subjektit politik që ai i takon dhe partisë Vetëvendosje për ndërtim të koalicionit qeverisës. “Mendoj se pasi të mbyllet procesi i votimeve ne do të duhet të vendosim për situata të veçanta në mënyrë të veçantë por parimisht dhe këtu jemi shumë të vendosur ne shohim Bedri Hamzën kryeministër dhe PDK-ja është e vendosur që të bëjë çdo gjë që ta mbështesë zotin Hamza që të jetë Kryeministër i qeverisë së Republikës së Kosovës. Ne kemi pasur kritikë të madhe për LVV-në gjatë katër viteve të fundit të qeverisjes, mendoj që me sjelljet dhe veprimet e tij, zoti Kurti, e ka dëmtuar shumë interesin shtetëror të Kosovës prandaj edhe nuk shohim ndonjë mundësi të bashkëpunimit me këtë subjekt politik ” ka theksuar deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj

Kontrolloni gjithashtu

Shqipëria projekton buxhetin 10.15 miliardë euro për vitin 2027

Shqipëria parashikon një buxhet prej rreth 10.15 miliardë eurosh për vitin 2027, ndërsa Qeveria e …