Kuvendi Komunal i Deçanit mbajti seancën e tij të parë për këtë vit, në të cilën u diskutuan disa çështje me rëndësi si raporti njëvjeçar i Kryetarit të Komunës si dhe pasqyrat financiare për periudhën janar-dhjetor 2024.
Seanca u hap nga kryesuesi i Kuvendit, z. Hajdar Sutaj, i cili propozoi këtë rend dite;
Shqyrtimi dhe aprovimi i Planit të punës së Kuvendit për vitin 2025, i cili u miratua unanimisht nga të gjithë anëtarët e Kuvendit
Shqyrtimi dhe miratimi i Planit të KKSB-së (Këshilli Komunal i Sigurisë në Bashki) për vitin 2025, për të cilin raportoi Gentiana Iberhysaj në lidhje me sfidat dhe të arriturat, për sigurinë në nivel komune, dhe bashkëpunimin e mirë në mes të institucioneve publike në Deçan.
Shqyrtimi i raportit të punës njëvjeçare të Kryetarit të Komunes z. Bashkim Ramosaj, i cili me këtë rast shtjelloj sfidat dhe të arriturat, si dhe projektet e realizuara të cilat ndikojnë në të mirë të qytetarëve të Komunës së Deçanit.

Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
