Kryetarja, Vjosa Osmani, ka përkujtuar përvjetorin e Masakrës, që e kanë kryer forcat serbe 27 vjet më parë, në Likoshan dhe në Qirez

Kryetarja, Vjosa Osmani, ka përkujtuar përvjetorin e Masakrës, që e kanë kryer forcat serbe 27 vjet më në Likoshan dhe në Qirezi Në njoftimin e Presidencës  është thënë se Vjosa Osmani ka deklaruar  se kujtimi për martirët mbetet i gjallë, ndërsa amaneti i tyre obligon të vazhdohet kërkimi i drejtësisë. “Më 28 shkurt të vitit  1998, regjimi gjenocidal i Millosheviqit kreu një nga aktet më të rënda të terrorit shtetëror, duke vrarë mizorisht 24 banorë të Likoshanit dhe Qirezit, në vatrën e rezistencës, në Drenicë. Aty ku dhimbja dhe guximi u ndërthurën, vajzat dhe djemtë e UÇK-së, bënë sakrificën më të madhe për çlirimin e Kosovës, ndaj në këtë 27-vjetor nderojmë me respekt të thellë ata që ranë për liri”.

Kontrolloni gjithashtu

Afati për presidentin po afrohet, institucionet ende pezull

Kosova po hyn në një fazë të ndjeshme institucionale, ndërsa 4 marsi afati i fundit …