Ushtarët shqiptarë dhe hungarezë të KFOR-it, kryejnë stërvitje të përbashkët kundër zjarrit në Novosellë

Ushtarët shqiptarë dhe hungarezë të KFOR-it kanë realizuar aktivitete stërvitore në Kampin e Novosellës, me qëllim të ruajtjes së gatishmërisë së lartë operacionale. KFOR-i bëri të ditur se ushtarët shqiptarë nga Komanda Rajonale-Perëndimore dhe trajnerët hungarezë nga Batalioni Rezervë Taktik i KFOR-it zhvillojnë rregullisht stërvitje kundër zjarrit në këtë kamp. Këto aktivitete janë pjesë e përpjekjeve të përditshme të KFOR-it për të garantuar një mjedis të sigurt për të gjithë qytetarët që jetojnë në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj ka uruar qytetarët me rastin e Fitër Bajrami, duke bërë thirrje për më shumë unitet

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë vizitës në Bashkësia Islame e …