Rritje dramatike e importeve nga Serbia pas heqjes së kufizimeve nga Qeveria e Kosovës

Pas heqjes së kufizimeve ndaj mallrave serbe nga Kosova  në tetor  të vitit 2024, vlera e importeve nga Serbia në Kosovë ka shënuar një rritje të ndjeshme. Vendimi i Qeverisë së Kosovës për të zëvendësuar ndalimin e plotë me një kontroll të shtuar ka sjellë një dyfishim të importeve nga Serbia brenda tre muajve të parë. Sipas të dhënave të Doganës së Kosovës, importet nga Serbia u rritën nga 13.1 milionë euro në tetor 2024 në 19.8 milionë euro në dhjetor të të njëjtit vit. Në janar 2025, vlera e importeve arriti në 14.3 milionë euro. Produktet e importuara përfshijnë një gamë të gjerë mallrash, nga materialet ndërtimore dhe ushqimet bazë deri te pajisjet mekanike dhe produktet industriale. Pavarësisht pretendimeve të Qeverisë për rritjen e eksporteve, deficiti tregtar i Kosovës vazhdon të thellohet, duke arritur një disbalancë prej 19 miliardë eurosh gjatë katër viteve të fundit.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …