Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka zhvilluar një  telefonatë të me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka bërë të ditur se ka zhvilluar një “telefonatë të mirë” me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ku është diskutuar për rëndësinë e stabilitetit në Ballkanin Perëndimor dhe për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet NATO-s dhe Serbisë. Rutte ka theksuar se stabiliteti në rajon është kyç dhe ka shprehur pritshmëritë për një takim të afërt me Vuçiqin në Bruksel.vTelefonatë e mirë me presidentin Vuçiq. Është kaq e rëndësishme që ne të vazhdojmë të punojmë së bashku për të mbështetur stabilitetin në të gjithë Ballkanin Perëndimor – duke përfshirë partneritetin e NATO-s me Serbinë. Aleksandër, mezi pres të të takoj në Bruksel shumë shpejt!, shkroi Rutte.

Kontrolloni gjithashtu

Shqipëria projekton buxhetin 10.15 miliardë euro për vitin 2027

Shqipëria parashikon një buxhet prej rreth 10.15 miliardë eurosh për vitin 2027, ndërsa Qeveria e …