KDI

KDI shpreh shqetësim për refuzimin e Kryeministrit Kurti për të dëshmuar në Prokurorinë Speciale

Instituti Demokratik i Kosovës ka shprehur shqetësim të thellë për refuzimin e Kryeministrit Albin Kurti për t’u paraqitur për të dëshmuar në Prokurorinë Speciale në rastin e njohur si “Rezervat Shtetërore”. KDI thekson se ky veprim është në kundërshtim me parimin e sundimit të ligjit dhe barazisë para ligjit, duke ,krijuar një precedent të rrezikshëm që mund të inkurajojë zyrtarët e tjerë të shmangin rregullat ligjore. KDI apelon që Kryeministri të paraqitet pa kushte për të dhënë dëshminë e kërkuar, për të forcuar besimin e qytetarëve në institucionet shtetërore dhe për të demonstruar se askush nuk është mbi ligjin. Insistimi i Kryeministrit për të diktuar kushtet e dhënies së dëshmisë – duke këmbëngulur që intervistimi të zhvillohet në zyrën e tij dhe jo në ambientet e Prokurorisë – krijon një precedent të rrezikshëm dhe bie ndesh me dispozitat ligjore në fuqi. Sundimi i ligjit nënkupton se askush, pavarësisht pozitës apo funksionit, nuk gëzon trajtim të veçantë përballë institucioneve të drejtësisë.

Kontrolloni gjithashtu

Emmanuel Macron mbërrin në Mal të Zi para Samitit BE–Ballkani Perëndimor, mesazh i fortë për integrimin evropian

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka mbërritur në Mali i Zi në prag të Samitit …