Përleshje mes deputetëve serbë, tym dhe kaos në Kuvendin e Serbisë

Përleshje mes deputetëve serbë, tym dhe kaos në Kuvendin e Serbisë

Mbledhja e Kuvendit të Serbisë u ndërpre të martën pas përplasjeve fizike, tymit dhe përdorimit të gazit lotsjellës. Kryeparlamentarja Ana Bërnabiq ndërpreu seancën pasi u ndezën mjete piroteknike.

Opozita kishte paralajmëruar bojkot, duke mbështetur protestat e studentëve dhe qytetarëve që kërkojnë drejtësi për 15 viktimat nga shembja e një strehe në stacionin hekurudhor të Novi-Sadit në nëntor. Protestuesit fajësojnë qeverinë për korrupsion.

Tensionet shpërthyen kur pushteti miratoi rendin e ditës, që opozita kundërshtoi. Përfshinte 62 pika, mes tyre ndryshimet në Ligjin për Arsimin e Lartë dhe dorëheqjen e kryeministrit Millosh Vuçeviq, dhënë më 28 janar pas protestave. Opozita kërkonte shqyrtimin e vetëm një pike, duke argumentuar se një qeveri në dorëheqje nuk mund të miratojë ligje të rëndësishme.

Kontrolloni gjithashtu

Presidentja Shiroka-Pula u bën thirrje shqiptarëve të Luginës të votojnë për më shumë deputetë në Parlamentin e Serbisë

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, u ka bërë thirrje shqiptarëve nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci …