Nderim i përjetshëm për sakrificën e familjes Jashari që vulosi lirinë tonë

Sot, në seancën solemne të Kuvendit të komunës së Prishtinës u përkujtua dhe u nderua sakrifica e pavdekshme e familjes Jashari – një akt trimërie që shënoi pikë kthese në rrugëtimin drejt lirisë dhe pavarësisë.

Mirënjohja e dorëzuar pjesëtarit të familjes, z. Bekim Jashari nuk është thjesht një simbol, por një zotim i Kryeqytetit se sakrifica e tyre do të mbetet përherë në themelin e shtetit tonë, në ndërgjegjen kombëtare dhe mbi të gjitha në zemrat tona, ka shkruar i pari i kryeqytetit, z. Përparim Rama.

Me përkushtim të plotë për të ruajtur dhe nderuar këtë trashëgimi, Kryeqyteti, ka caktuar tashmë lokacionin për monumentin e Heroit Legjendar “Adem Jasharit”, lokacion për të cilin kemi pëlqimin edhe të vetë familjes Jashari.

Ky monument do të qëndrojë si dëshmi e përjetshme e lavdisë dhe heroizmit të tij, thuhet në postimin në facebook, të kryetarit, Përparim Rama.

Kontrolloni gjithashtu

Kanë filluar konsultimet publike për Planin Zhvillimor Komunal të Ferizajt

Në kuadër të hartimit të Planit Zhvillimor të Komunës (PZHK), Komuna e Ferizajt ka filluar …