U mbajt mbledhja e Komitetit konsultativ pë persona me aftësi të kufizuara

Në prani të anëtarëve të Komitetit Konsultativ për Persona me Aftësi të Kufizuara të Komunës së Rahovecit, nën udhëheqjen e Kryesueses, Almedina Jaha, u mbajt mbledhja e parë e komitetit për vitin 2025.

Qëllimi i komitetit është të sigurojë që politikat dhe vendimet që merren në nivel lokal dhe qëndror të jenë të përshtatshme dhe përfshirëse për personat me aftësi të kufizuara, duke promovuar kështu barazinë dhe përfshirjen sociale. Kjo mund të përfshijë çështjet si: Socializimi, arsimimi, punësimi, qasja në shërbime dhe përmirësimi i legjislacionit ekzistues për të garantuar të drejtat e kësaj kategorie.

Rendi i ditës ishte ky

1.Shqyrtimi dhe aprovimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;

2.Shqyrtimi dhe miratimi i planit të punës për vitin 2025

3.Të ndryshme.

Kontrolloni gjithashtu

Në Llukë të Epërme u mbajt manifestimi përkujtimor kushtuar 35-vjetorit të Kuvendit të Pajtimit të Gjaqeve

Sot në fshatin Llukë e Epërme të Deçanit u mbajt manifestimi përkujtimor kushtuar 35-vjetorit të …