Njoftim Publik nga Komuna e Malishevës

Komuna e Malishevës njofton të gjithë qytetarët e saj dhe qytetarë të tjerë që udhëtojnë përmes qytetit të Malishevës se nga dita e shtunë, datë 8 mars 2025, duke filluar nga ora 07:00 (7/24h), rruga “Ibrahim Mazreku” nga Ura në qendër të Qytetit deri tek Stacioni i Autobusëve (rruga “Adem Jashari“), do të jetë e pa kalueshme për automjete, për shkak të zgjerimit të punimeve në projektin “Ndërtimi i Sheshit së bashku me parkingun nëntokësor” në qytetin e Malishevës. Furnizimi i bizneseve nga operatorët ekonomik, bëhet me leje të veçantë nga Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe në konsultim me punëkryesin.

Për faktin se, realizimi i këtyre punimeve mund të paraqet telashe në zhvillimin e komunikacionit në rrugët e qytetit, Komuna e Malishevës kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe biznesëve të cilat preken nga këto punime dhe i siguron se punimet do të jenë intensive në mënyrë që ky projekt të përfundojë sa më parë.

 

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti përcjell nga afër situatën në terren pas reshjeve të dendura

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, po përcjell nga afër situatën në terren pas …