Kryetari Haliti priti në takim ambasadoren e Sllovenisë, Minca Benedejçiç

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka pritur në takim Ambasadoren e Republikës së Sllovenisë në Kosovë, znj. Minca Benedejçiç. Gjatë këtij takimi kryetari Haliti e njoftoj atë me zhvillimet e gjithmbarshme në komunën e Vitisë, projektet që janë realizuar në interes të gjithë qytetarëve të kësaj komune si dhe projektet që parashihen të realizohen. Gjatë këtij takimi ai i dëshiroj ambasadores Benedejçiç mirëseardhje dhe e falënderoj përmes saj popullin Slloven që sipas tij është një shtet mik i madh i Kosovës. Kurse ambasadorja Benedejçiç shprehu kënaqësinë për mikpritjen  që po ju bëhet përsëri asaj duke potencuar se ajo edhe më parë ka vizituar qytetin e bukur të Vitisë dhe kryetarin e saj me të cilin kanë bashkëpunim të mirë.  Gjatë këtij takimi kryetari Haliti ja dha ambasadores Benedejçiç një dhuratë me figurën e presidentit historik Ibrahim Rugova. Përndryshe ambasadorja në fjalë pritet të marrë sot pjesë në edicionin e dytë të Festivalit Ndërkombëtar të Këngës Folklorike Tradicionale “NINULLA”, ku pritet të performoj edhe një grup nga Sllovenia.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti përcjell nga afër situatën në terren pas reshjeve të dendura

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, po përcjell nga afër situatën në terren pas …