Gani Morina: Simbolika e Një vdekje; Në ditën e mësuesit mbylli sytë mësuesi atdhetar, Prof.Ahmet QERIQI!

Një lule, për kurorën e madhe që do të nderojë, Njërin nga bijtë më të devotshëm të atdheut!
Sot, ka pushuar Një zemër e madhe, që çdo tik-tak e kishte atdhe, e kishte Shqipëri!
Trim me edukatë ishte Prof. Ahmet QERIQI!
Për dekada të tëra dha shembullin e Një qëndrestari të paepur!
Për dekada të tëra, përballë furtunave, qëndroi burrërisht, me vullnet të pashembullt!
Ai kishte dije, i thellë si deti!
Ai kishte forcë shpirtërore, që e shfaqte me një qetësi të paparë.
Prandaj, Ai kurrë nuk devijoj, Ai kurrë nuk u zbraps!
Ai kurrë nuk lakmoj, e kurrë nuk u lakua!
Biri besnik i atdheut, Ahmet Qeriqi, notonte në valët e dhembjes, e ato na i transformonte në valë krenarie, si ushqim për zemrat e shpirtërat atdhetar, si mehlem për plagët e zemrave të nënave e motrave, të fëmijëve jetim, për bijtë dhe bijat e Dëshmorëve të atdheut!
Nuk i dilte dita, nuk i dilte nata, duke latuar fjalët e këngët e lavdisë!
Ai, ishte nga Ata të pagjumët, nga ata që jetën e shkrinte si qiriu, që të mos shuhej zëri i lavdisë, zëri i krenarisë!
Ahmet Qeriqi dhe Radio “KOSOVA E LIRË” janë bërë sinonime!
Një lule, për kurorën e madhe të lavdisë, që do të nderojë veprën e mësuesit, Sot në Ditën e Mësuesit, Prof. Ahmet QERIQI!
LAVDI VEPRËS ATDHETARE TË PROFESOR AHMET QERIQIT!
PUSHO I QETË PROFESOR!
GM. 07.03.2025

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi kritikon ashpër Vetëvendosjen për kandidaturën e Haxhiut: “Shkelje kushtetuese dhe përçmim ndaj qytetarëve”

Kryetari i PDK, Memli Krasniqi, ka reaguar me tone të ashpra pas insistimit të Lëvizjes …