leoni

Ahmet Qeriqi: Bëjmë tutje. Një ditë të tërë rrugëtim nëpër dëborë. (E martë 29 dhjetor, 1998)

LShK: U nda nga jeta, një emër i rrallë i atdhedashurisë dhe intelektual i spikatur, Prof. Ahmet Qeriqi,

U NDA NGA NE ATDHETARI E INTELEKTUALI PROF. AHMET QERIQI
Një emër i rrallë i atdhedashurisë dhe intelektual i spikatur, Prof. Ahmet Qeriqi, u nda nga ne pas një veprimtarie të bujshme atdhetare, intelektuale, letrare e publicistike, duke lënë një bagazh tejet të veçantë në botën shqiptare, si një njeri që ka filluar dhe ka përfunduar duke kontribuar për çështjet kruciale që kërkon atdheu – lirinë dhe bashkimin e tij.
Një personalitet i veçantë, që ndarja nga ne na pikëlloi tej mase, në periudha të ndryshme zhvilloi beteja të pandërprera, edhe pse pushtuesi e ndëshkoi me burg të rëndë, por kurrë pa e thyer dinjitetin e tij njerëzor e kombëtar. Pena e tij nuk pushoi asnjëherë në asnjë rrethanë, mendimi i tij i spikatur u reflektua në agjendat patriotike në kohën e robërisë, gjatë Luftës së UÇK-së dhe pas saj. Kur erdhi çasti për të dalë në mal si luftëtar lirie, mori detyra tejet të rëndësishme me pushkë në dorë – udhëhoqi Radion-Kosova e Lirë dhe vazhdimisht stigmatizoi çështje dhe probleme kombëtare, dukuri të llojllojshme që kërkonin gjykimin intelektual e kombëtar.
Po ashtu si pedagog edukoi breza të tërë duke pasur motiv të përhershëm dashurinë ndaj atdheut, lirinë e bashkimin e trojeve shqiptare, të cilat do të jenë përherë punë që duhet përfunduar pavarësisht kushteve e rrethanave aktuale. Atdhetar i paepur, njeri me dimension të gjerë, i palëkundur në asnjë çast në qëllimet e tij, do të nderohet e do të kujtohet gjithmonë. Respekti dhe dashuria për prof. Ahmet Qeriqin dhe veprën e tij kolosale si patriot dhe intelektual do të jenë të përhershme midis nesh e historisë! (shg)

Kontrolloni gjithashtu

Hekuran Murati

Hekuran Murati: PDK, LDK, AAK dhe Lista Serbe kundër zhbllokimit të Kuvendit

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati, ka reaguar pas refuzimit nga partitë opozitare për të …