Ahmet Qeriqi: Një ditë jo aq e zakonshme në Divjakë. (E diel 13 dhjetor, 1998)

Marin Sopi: Boshllëkun që ke lënë në arkivimin e materialeve të luftës dhe të periudhave të vështira e të lavdishme të popullit tonë, vështirë të kompensohet

Paska ndërruar jetë prof. Ahmet Qeriqi, drejtor i Radios Kosova e Lirë, ish i burgosur politik, publicist dhe veprimtar i paepur i çështjes kombëtare. Me profesor Qeriqin na kanë bashkuar shumë gjëra; rruga jonë jetësore, stuhitë nëpër të cilat kaloi populli ynë, ëndrra për bashkimin e trojeve shqiptare, motoja: Me pushkë dhe penë, për çlirim, liri dhe pavarësi, bashkim me shtetin amë, Shqipërinë tonë të dashur. Bashkëpunimi gjatë luftës në fushën e informimit të opinionit nga Malet e Berishës, është një kapitull i veçantë i përbashkësisë së idealeve tona. Pushofsh në paqe, prof. Qeriqi! Boshllëkun që ke lënë në arkivimin e materialeve të luftës dhe të periudhave të vështira e të lavdishme të popullit tonë, vështirë të kompensohet. Shpirti të bëftë dritë! Sot iu bashkove në qiell Yjeve të Atdheut tonë!
Lutuni për ne! 🙏🇦🇱

Kontrolloni gjithashtu

Fatmir Limaj: Situata politike është skandaloze, partitë të lënë egot dhe të formojnë institucionet

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar ashpër ndaj bllokadës politike në Kosovë, duke …