Në emër të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, u përcollën mesazhe nderimi dhe mirënjohjeje për Profesor Ahmet Qeriqin

Në emër të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, u përcollën mesazhe nderimi dhe mirënjohjeje për Profesor Ahmet Qeriqin

Në emër të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, u përcollën mesazhe nderimi dhe mirënjohjeje për Profesor Ahmet Qeriqin, duke theksuar rëndësinë e kontributit të tij të jashtëzakonshëm në ruajtjen dhe përjetësimin e vlerave më sublime të kombit. Përfaqësuesi i OVL-së së UÇK-së, Ali Mejzinolli vlerësuan lart veprimtarinë e Profesor Qeriqit si një zë të fuqishëm dhe të pandalshëm në mbrojtje të së vërtetës historike dhe të drejtave kombëtare. U theksua se përmes shkrimeve dhe angazhimit të tij të palodhur, ai dokumentoi dhe përjetësoi sakrificat e brezave që luftuan për liri, duke lënë një trashëgimi të çmuar për brezat e ardhshëm. Mesazhi i OVL-së së UÇK-së ishte i qartë: vepra dhe kujtimi i Profesor Ahmet Qeriqit do të mbeten të paharruara, ndërsa përkushtimi i tij për çështjen kombëtare do të shërbejë si një udhërrëfyes për të gjithë ata që besojnë në lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Kosovës ka miratuar në parim projektligjin për buxhetin e vitit 2025, me shumicë votash

I propozuari nga koalicioni VV&Alternativa dhe “Lista Guxo” Hekuran Murati, sërish nuk mori votat e mjaftueshme

I propozuari nga koalicioni “Vetëvendosje”, :Alternativa” dhe “Lista Guxo”, Hekuran Murati, sërish nuk mori votat …