leoni

OVL-UÇK Deçan dhe Shoqatat e Dukagjinit kanë qëndruar sot për ngushëllime në familjen Qeriqi

Organizata e Veteranëve të Luftës të UÇK-së, Dega në Deçan, së bashku me shoqatat e dala nga lufta në Dukagjin, kanë qëndruar sot për ngushëllime në familjen Qeriqi, pas ndarjes nga jeta të profesor Ahmet Qeriqit, drejtorit të Radios Kosova e Lirë. Në mesin e ngushëlluesve ishin Gjeneral Abdyl Mushkolaj, kryetar i OVL-së për Deçan, kryetari i OVL-së në Pejë, Gazmend Syla, dhe shumë bashkëluftëtarë.

Ahmet Qeriqi njihej si zëri i luftës së UÇK-së dhe i Dëshmorëve të Kombit. Ai ishte një intelektual dhe atdhetar i palëkundur, i cili gjithë jetën ia kushtoi çështjes kombëtare, duke mbetur një shembull i përkushtimit për atdheun dhe bashkimin kombëtar.

“Pusho i qetë, Ahmet Qeriqi, në tokën që e deshe aq shumë!”, ishte mesazhi prekës i shoqatave për profesor  Qeriqin.

Kontrolloni gjithashtu

Olivier Guerot: Rruga e Kosovës drejt NATO-s dhe BE-së kalon përmes Asociacionit

Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, ka deklaruar se themelimi i Asociacionit të komunave …