leoni

Ylber Hysa: Inati politik dhe mungesa e konsensusit po rrezikojnë të ardhmen e Kosovës

Ish-ambasadori Ylber Hysa ka ngritur shqetësime mbi mënyrën e qeverisjes dhe ndërveprimin e partive politike në raport me shtetin e Kosovës. ai ka theksuar se ndasitë politike dhe mungesa e konsensusit po sfidojnë rrugën e Kosovës drejt një shteti demokratik dhe të qëndrueshëm. Sipas Hysës, inati është kthyer në një investim politik, veçanërisht nga Lëvizja Vetëvendosje, e cila në zgjedhjet e vitit 2021 arriti të fitojë mbi 50% të votave duke përdorur një qasje përçarëse. Ai paralajmëroi se trashëgimia demokratike e Kosovës është në rrezik nëse vazhdon të ndikohet nga agjendat elektorale dhe retorika e ashpër politike. Hysa ka kritikuar mungesën e një konsensusi politik të brendshëm, duke theksuar se, ndryshe nga proceset e Rambujesë dhe Vjenës ku Kosova kishte një qasje të bashkërenduar, në vitet e fundit kryeministri Albin Kurti ka negociuar i vetëm me Serbinë dhe ndërkombëtarët. Duke iu referuar paralajmërimeve të historianit Oliver Schmitt se Kosova është ndër shtetet më të rrezikuara, Hysa tha se këto shqetësime janë të bazuara, veçanërisht në kontekstin e kërcënimeve të sigurisë evropiane nga Rusia.

Kontrolloni gjithashtu

Jasharët e Prekazit nuk e mbrojtën vetëm pragun e shtëpisë, por dinjitetin e shqiptarëve

Bedri Hamza: Një nga urat në veri kushtoi 10 herë më shumë, ekziston rreziku i vërshimeve

Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Bedri Hamza, ka shprehur shqetësim lidhur me një nga urat …