Kryetari Aliu ngushëllon familjen Osmani me rastin e ndarjes nga jeta të veteranit të UÇK-së, Fetah Osmani

Kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu me anë të një postimi në facebook ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes Osmani, bashkëluftëtarëve të të ndjerit, miqve e të njohurve të tij me rastin e ndarjes nga jeta të veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Fetah Osmani.

Në telegramin e ngushëllimit thuhet:

“Me dhembje e pikëllim, mora lajmin për ndarjen nga jeta të bashkëqytetarit tonë, veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Fetah Osmani. Vepra e kontributi i tij për lirinë e Kosovës, do të mbeten gjurmë të pashlyeshme e lavdiplote për lirinë e shtetësinë tonë. Ngushëllime të sinqerta familjes Osmani, bashkëluftëtarëve të të ndjerit, miqve e të njohurve të tij” mbyllet telegrami i ngushëllimit I kryetarit të komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu.

Kontrolloni gjithashtu

Edhe 6 gjoba të reja për hedhjen e mbeturinave në vende të paautorizuara dhe mosrespektimin e orarit

Inspektorati Komunal i Ferizajt po punon me përkushtim të shtuar për identifikimin dhe ndëshkimin e …