Për KFOR-in mbetet e paqartë se ku kanë qenë policët e Kosovës në kohën e kidnapimit nga forcat serbe

Ade Clewlow: Nuk shoh ndonjë arsye që trupat e KFOR-it të tërhiqen nga Kosova

Ish-oficeri britanik, Ade Clewlow, i cili ka kontribuar në krijimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, ka theksuar se Kosova duhet të jetë shumë e vëmendshme ndaj ndryshimeve gjeopolitike që po ndodhin në botë. Clewlow ka theksuar se edhe në rast të tërheqjes së trupave amerikane nga Kosova, shtetet e tjera janë të afta të sigurojnë mbrojtje për shtetin më të ri në Evropë. “Nuk shoh ndonjë arsye që trupat e KFOR-it të tërhiqen nga Kosova,” ka deklaruar Clewlow, duke e përmendur vizitën e Sekretarit të NATO-s, Mark Rutte, në Prishtinë si dëshmi të angazhimit të aleancës për sigurinë e Kosovës. Megjithatë, edhe nëse administrata Trump vendos për largimin e trupave amerikane, shtetet e tjera kanë kapacitete të mjaftueshme për të ofruar siguri,” ka shtuar ai.  “Serbia mund të destabilizojë situatën, ndaj liderët evropianë duhet t’i vëzhgojnë me vëmendje veprimet e saj,” ka thënë ai. “FSK duhet të vazhdojë të forcohet sepse mund të vijë një ditë kur siguria e Kosovës nuk do të mbështetet vetëm në forcat ndërkombëtare,” ka përfunduar Clewlow.

Kontrolloni gjithashtu

Shqipëria projekton buxhetin 10.15 miliardë euro për vitin 2027

Shqipëria parashikon një buxhet prej rreth 10.15 miliardë eurosh për vitin 2027, ndërsa Qeveria e …