leoni

Ejup Maqedonci nderon zv/drejtorin e Ekipit Këshillues të NATO-s në takimin lamtumirës

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka pritur në takim lamtumirës zëvendësdrejtorin e Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s, Paul Shawry, ku e vlerësoi për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në zhvillimin e Ministrisë së Mbrojtjes. Me këtë rast, ministri Maqedonci i dorëzoi një mirënjohje në shenjë falënderimi për mbështetjen profesionale dhe vizionin strategjik që Shawry ka ofruar gjatë mandatit të tij. Ministri theksoi se angazhimi i palodhur dhe ekspertiza e Shawrys kanë ndikuar ndjeshëm në avancimin e kapaciteteve të Ministrisë.  “Gjatë mandatit të tij, z. Shawry demonstroi një performancë të shkëlqyer duke ofruar mbështetje profesionale dhe vizion strategjik, çka ka ndikuar në mënyrë të fuqishme në përparimin e Ministrisë”, tha Maqedonci, duke i uruar suksese në detyrat e ardhshme dhe shprehur gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin me pasuesin e tij.

Kontrolloni gjithashtu

Bekë Berisha

Bekë Berisha: Paga e deputetëve nuk është e merituar për nga angazhimi

Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, është shprehur kritik ndaj situatës së bllokimit institucional në vend, …