Në Gllogjan të Deçanit është mbajtur manifestimi Qendror i Epopesë së Dukagjinit në shënim të 27 vjetorit të Epopesë së lavdishme të Dukagjinit dhe 26 vjetorit të ndërhyrjes ushtarake të NATO-s.
Në fjalën e tij kryetari i Deçanit Bashkim Ramosaj ka thënë se 24 marsi i vitit 1998 është datë në të cilën historia e popullit tonë mori kthesën e duhur dhe rrugën drejt lirisë, për të cilën punuan dhe u sakrifikuan shumë breza.
Kjo datë, tha kryetari Ramosaj na kujton vuajtjet, vetëmohimin, krenarinë dhe përkushtimin për mbrojtjen e identitetit tonë, vlera që kanë qëndruar të forta përtej kohës, nëpër shekuj.
Që një datë të jetë historike e të nderohet përjetësisht, patjetër që duhet të ketë heronjtë e luftëtarët e saj. Heronjtë dhe dëshmorët e kësaj dite të dhimbshme dhe madhështore.

Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
