Albin Kurti mashtrohet nga dy komedianë Rusë, mendonte se po fliste me presidentin e Letonisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka rënë viktimë e një mashtrimi të sofistikuar nga dy komedianë rusë, të njohur për mashtrime të tilla, Vovan dhe Lexus. Kurti mendonte se po fliste me Presidentin e Letonisë, Edgars Rinkēvičs, pas vizitës së tij në Kosovë, por në fakt po bisedonte me dy maskarallarët rusë që kishin përdorur aftësitë e tyre imituese për të mashtruar atë. Biseda ka zgjatur për dhjetë minuta, gjatë të cilave Kurti ka diskutuar çështje të rëndësishme politike, duke përfshirë “luftën hibride” dhe përpjekjet e Serbisë dhe Rusisë për të minuar qeverinë e tij. Vovan dhe Lexus, të cilët shpesh përdorin maskarada për të mashtruar figura të larta, janë të njohur për aftësinë e tyre të imituarit dhe përdorimin e skenarëve të bindshëm për të anashkaluar proceset e sigurisë dhe për të mashtruar viktimat. Ky incident ka ngritur shqetësime serioze për sigurinë dhe protokollet e verifikimit gjatë komunikimeve zyrtare.

Kontrolloni gjithashtu

Mandatari për kryeministër të vendit, Avdullah Hoti sot e prezanton programin e tij qeverisës

Avdullah Hoti: Zgjedhjet në kohë festash të papërshtatshme, por jetike për kthimin e normalitetit

Ish deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka kritikuar vendimin për mbajtjen e zgjedhjeve më 28 …