Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mblidhet sot për të proceduar konform vendimeve të Gjykatës Supreme

KQZ do të certifikojë rezultatin e zgjedhjeve të 9 Shkurtit, duke kërkuar dorëheqjen e anëtarëve të qeverisë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të certifikojë sot rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të 9 shkurtit 2025, pas një procesi të mbështetur nga vendimet e Gjykatës Supreme të Kosovës. Në një letër drejtuar partive politike, KQZ ka kujtuar detyrimin ligjor për dorëheqjen e anëtarëve të Qeverisë që janë zgjedhur deputetë, përpara certifikimit të rezultatit. Kjo përfshin ministrat dhe zëvendësministrat aktualë, të cilët duhet të japin dorëheqjen për të siguruar funksionimin e rregullt të institucioneve. Nga Qeveria aktuale janë zgjedhur deputetë edhe në legjislaturën e re, Albin Kurti, Faton Peci, Hekuran Murati, Albulena Haxhiu, Xhelal Sveçla, Donika Gërvalla-Schwarz, Arben Vitia, Ejup Maqedonci, Hajrullah Çeku, Arbërie Nagavci, Liza Gashi,  Rozeta Hajdari, Fikrim Damka, Nenad Rashiq, Elbert Krasniqi, Emilja Rexhepi.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …