leoni

Fatmir matoshi

Fatmir Matoshi: Nuk mund të votojmë qeverinë e VV-së pa qenë pjesë e saj

Anëtari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Matoshi, ka mohuar spekulimet se deputetët e partisë së tij mund të votojnë qeverinë e udhëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje, pa qenë pjesë e koalicionit. Matoshi ka theksuar se do të ishte e palogjikshme dhe jo e besueshme të mbështesësh një qeveri të cilës nuk i beson dhe nuk je pjesë e saj. Ai shtoi se nuk ka asnjë logjikë që deputetët e Nismës të ofrojnë mbështetje për një qeveri të tillë. Megjithatë, ai nuk ka përjashtuar mundësinë e diskutimeve me Lëvizjen Vetëvendosje, duke thënë se ende nuk kanë marrë ftesë nga ta. Matoshi ka kritikuar gjithashtu partitë opozitare për ngadalësinë në procesin e bisedimeve për një qeveri alternative, duke theksuar se Nisma preferon një qeveri nga partitë që deri tani kanë qenë në opozitë, por që kërkon përshpejtim në arritjen e një marrëveshjeje për të siguruar shumicën e nevojshme.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi është cituar të ketë deklaruar se komunat e Kosovës përkundër sfidave nga niveli qendror, kanë arritur të shpenzojnë 75 për qind të mjeteve të destinuara për investime kapitale. Ai ka thënë me këtë rast se viti 2024 do të jetë një ndër vitet me sfiduese për nivelin lokal sa i përket investimeve të reja kapitale, kjo pasi Parlamenti i Kosovës nuk ka marr parasysh fare propozimet e komunave për projekte të reja kur ka votuar buxhetin për vitin 2024, që sipas tij, do të ndikonin në zhvillimin ekonomik lokal. Përkundër sfidave që janë ballafaquar komunat në vitin 2023, sa i përket shpenzimeve në investime kapitale komunat kanë rezultate të jashtëzakonshme dhe nëse i krahasojmë me investimet kapitale të shpenzuara nga niveli qendror diferenca është dyshifrore mes nivelit lokal edhe nivelit qendror. Kjo do të thotë që komunat kanë punuar mirë, gjithashtu planifikimet buxhetore i kanë hartuar me seriozitetin më të madh të mundur por edhe zbatimi i tyre përkundër sfidave që janë shkaktuar nga niveli qendror, do të thotë jo vetëm nga ministrit por edhe nga institucionet e nivelit qendror, komunat kanë arritur që të bëjnë shpenzimet të mjeteve për investime kapitale me përqindje jashtëzakonisht të mirë, ka thënë mes tjerash Sazan Ibrahimi.

Sazan Ibrahimi rrëfen kërcënimet me jetë pas debateve me ministrat e Qeverisë Kurti

Drejtori Ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka deklaruar se ka marrë …