Në Ferizaj organizohet puntoria regjionale rreth themelimit të Këshillave Rinorë Lokal

Puntoria regjionale e realizuar sot kishte për qëllim qartësimin e procesit të themelimit të Këshillave Rinorë Lokal dhe praktikat e mira që Ligji për Rini ka sjellë në jetën publike të secilit të ri në Kosovë.

Ekspertja e e fushës së rinisë, e angazhuar nga Misioni i OSCE-së në Kosovë, znj.Senem Safçi, ishte pjesë e këtij takimi, për të ndarë me pjesëmarrësit tërë materialin mbi temën e puntorisë dhe për të dhënë përgjigje lidhur me të gjitha çështjet lidhur me Këshillat Rinorë Lokalë.

Nga Ministria për Kulturë, Rini dhe Sport ishte i pranishëm z.Vedat Jashari.

Tryezën e udhëhoqi përgjegjësja e Sektorit të Rinisë nga Drejtoria për Kulturë Rini dhe Sport e Komunës së Ferizajt, Dashurije Ahmeti.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti mbledh Këshillin e Drejtorëve, kërkon mobilizim të plotë pas paralajmërimeve për përkeqësim të motit

Nën kryesimin e kryetarit të Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, sot është mbajtur mbledhja e …