Kryetari Ramosaj priti në takim Komandantin e KFOR-it, Komanda Rajonale Perëndim, Kolonelin Francesco Erricon

Kryetari i Komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj ka pritur në takim Komandantin e KFOR-it – Komanda Rajonale Perëndim, Kolonelin, Francesco Errico. Gjatë takimit është diskutuar mbi bashkëpunimin e ngushtë ndërmjet institucioneve komunale dhe KFOR-it, si dhe rëndësinë e ruajtjes së paqes dhe sigurisë në rajon.

Kryetari Ramosaj ka falënderuar Kolonelin Francesco Erricon për përkushtimin e tij dhe të trupave të KFOR-it në shërbim të stabilitetit dhe sigurisë. Bashkëpunimi i vazhdueshëm do të mbetet kyç për paqen dhe mirëqenien e qytetarëve.

Kryetari Ramosaj i ka uruar suksese në detyrën e re Komandantin e KFOR-it Komanda Rajonale Perëndim, Kolonel Francesco Errico.

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt mbledhja e gjashtë e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa

Nën udhëheqjen e kryesuesit të Kuvendit Komunal të Vitisë, Bekim Azizi, sot është mbajtur mbledhja …