Olaf

Olaf Scholz, kritikon masat e Trump, duke i cilësuar ato si “tërësisht të gabuara”

Pas hyrjes në fuqi të paketës doganore të presidentit të SHBA-së, Donald Trump, që ka vënë tarifa ndëshkuese, ka shpërthyer një mori kritikash nga liderët europianë. Presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, e cilësoi këtë masë si një “goditje serioze për ekonominë globale” dhe theksoi se tarifat do të kenë pasoja të rënda për miliona njerëz në mbarë botën. Von der Leyen njoftoi gjithashtu se BE po punon për një “paketë të re kundërmasash” për të mbrojtur interesat dhe kompanitë e saj, nëse negociatat me SHBA-në dështojnë, ndërkohë që shprehu gatishmërinë për vazhdimin e bisedimeve me qeverinë amerikane. Edhe kancelari gjerman, Olaf Scholz, kritikoi masat e Trump, duke i cilësuar ato si “tërësisht të gabuara” dhe një “sulm” ndaj rendit global të tregtisë, duke parashikuar se kjo do të sjellë humbës për të dyja palët.

Kontrolloni gjithashtu

27 vjet nga masakra në tregun e Mitrovicës në të cilën mbetën të vdekur gjashtë qytetarë dhe u plagosën 128 të tjerë

Në Mitrovicë sot përkujtohet masakra që ndodhi në tregun e këtij qyteti 27 vite më …