Antigone Qeriqi Salihu: Sot katër javë pa ty, Babi

Një muaj pa ty, Babi

Babi, ti nuk ishe thjeshtë një baba,
Ti ishe universi ynë,
Ishe dielli që zemrat tona ngrohje,
Ishe hëna që në gjumë na qetësoje.

Ishe dritë për shqiptarinë,
Ish zë kritikë për padrejtësinë,
Ish zë vegjëlie,
Zë i fortë, zë lirie.

Zëri yt po na mungon,
Por amaneti yt na forcon.
Ike ti nga kjo botë,
Na porosite të mos derdhim lot.

Po mundohemi të bëhemi të fortë,
Se jeta jote ishte plot e përplot,
Plot dije, e plot mirësi,
Ishte një enciklopedi.

Fjalët e tua dikur të thëna,
Më vonë të shkruara,
Në zemër do t’i ngujoj,
Deri sa të rroj, nuk do t’i harroj.

Na porosite nga rruga e drejtë,
Kurrë të mos largoheni,
Se vetëm ashtu do të jetoni.

Babi, sa shumë më mungon,
Të shoh në ëndërr, kjo më ngushëllon,
E më pas, zgjimi më rëndon,
Por kjo qenka jeta që të sfidon.

Do të kalojnë ditë,
Do të kalojnë muaj e vite,
Por vepra dhe jeta jote në histori do të skaliten.

Kjo po që na ngushëllon,
Se njeriu për të mos vdekur rron.

Nëna, vajzat, djemtë, nipërit e mbesat e tua,
Kurrë, kurrë për jetë e mot,
Nuk do të harrojnë.

Antigone Qeriqi Salihu
E premte, 4 prill 2025

Kontrolloni gjithashtu

"REÇAK - HISTORIA E NJË KRIMI LUFTE" E AMBASADORIT WILLIAM G. WALKER PROMOVIM NË VATRËN E NOLIT E TË KONICËS

“REÇAK – HISTORIA E NJË KRIMI LUFTE” E AMBASADORIT WILLIAM G. WALKER PROMOVIM NË VATRËN E NOLIT E TË KONICËS

(Federata Pan-Shqiptare e Amerikës Vatra organizoi promovimin e librit të Ambasador William G. Walker — …