Vendi ynë dhe Austria kanë forcuar partneritetin ekonomik dhe teknologjik,

Vendi ynë dhe Austria kanë forcuar partneritetin ekonomik dhe teknologjik.  Ekspertët dhe drejtuesit e shoqatave ekonomike austriake kanë vlerësuar se marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve kanë evoluar në një partneritet të qëndrueshëm, ku fokusi ka kaluar nga investimet e drejtpërdrejta në zhvillimin e shërbimeve dhe infrastrukturës. “Austria është shumë e interesuar për investime në infrastrukturën në Kosovë. E dimë që po punoni për përmirësimin e sektorit të energjisë, pastaj do të ketë infrastrukturë të trafikut që duhet të ndërtohet ose përmirësohet” ka theksuar për Ekonomia Online, , drejtor i “Advantage Austria” në Kosovë, Wilhelm Nest. Christian Rupp, anëtar i Bordit Këshillues të Shoqatës së Miqësisë Austriake-Kosovare, ka theksuar se Kosova ka potencial të madh në fushat e teknologjisë dhe digjitalizimit, duke përmendur studentët kosovarë si burim të rëndësishëm talenti.

Kontrolloni gjithashtu

Burim Ramadani

Burim Ramadani, paralajmëron krizë të thellë institucionale dhe buxhetore në Kosovë

Kosova po përballet me një krizë të thellë institucionale dhe politike, paralajmëron eksperti i sigurisë, …