ZRRE-ja

ZRRE: Rritja e çmimit të energjisë elektrike 15% për shkak të rritjes së çmimit në bursa

Petrit Pepaj, zyrtari për media i Zyrës së Rregullatorit për Energji, ka shpjeguar arsyen kryesore të propozimit për rritjen e çmimit të energjisë elektrike me 15%. Sipas Pepajt, ky propozim ka ardhur si pasojë e rritjes së çmimeve në bursa. Gjatë një takimi me përfaqësues të mediave, ai theksoi se ZRRE-ja ka marrë 396 komente nga qytetarët, 8 nga OJQ dhe sindikata, 4 nga bizneset, si dhe komente të tjera nga një deputet, Ministria e Ekonomisë dhe Presidenca e Kosovës. Pepaj shtoi se ZRRE-ja po punon me orar të zgjatur për t’u përgjigjur në komentet e qytetarëve, duke theksuar se vendimi për rritjen e çmimit pritet të merret më 11 prill dhe do të hyjë në fuqi më 1 maj. Ai sqaroi se kjo rritje është e lidhur drejtpërdrejt me zhvillimet në tregjet ndërkombëtare të energjisë.

Kontrolloni gjithashtu

Sindikata e Policisë së Kosovës thërret Kuvend zgjedhor pas më shumë se një viti, pas shkarkimit të Imer Zeqirit

Sindikata e Policisë së Kosovës ka vendosur të mbajë Kuvend zgjedhor për të zgjedhur kryetarin …