Deputetja Duda Bale, e ka paraqitur një rast prekës të një gruaje e cila është viktimë e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë

Duda Balje: Kam kushte për të votuar qeverinë e Albin Kurtit

Duda Balje, deputetja e Partisë SDU, ka bërë thirrje publike për Albin Kurtin, kryeministrin aktual të Kosovës, duke e ftuar atë në një dëgjim publik në Reçan. Ajo ka deklaruar se është përfaqësuese e komunitetit boshnjak dhe se nuk është e vetme në këtë angazhim. Balje ka theksuar se ka kushte për të votuar qeverinë e Kurtit, duke kërkuar barazi për deputetët boshnjakë. Ajo ka shtuar se nëse boshnjakët nuk e mbështesin Kurtin, ajo gjithashtu do të thotë “jo” për të. Po ashtu, ajo ka kërkuar që të bëhet barazi mes tre deputetëve boshnjakë në ekzekutiv. Kam kushte për të votuar qeverinë e Kurtit. Unë do të bëjë një dëgjim publik ku është i ftuar Albin Kurti në Reçani, me bisedu me boshnjakët dhe vetëm t’ju tregoj ditën dhe kohën. 4 vite nuk ka gjetur kohë për të vizituar boshnjakët. Nëse boshnjakët thonë jo, do të them edhe unë jo. Nëse thonë po, do të them po. Kam kërkesat e mia, si krejt deputetët e tjerë. Nëse bën barazi mes deputetëve boshnjakë, do ta votoj Kurtin me dy duar, tha Balje.

Kontrolloni gjithashtu

KFOR forcon praninë në jug të Kosovës me patrullime ajrore dhe stërvitje të përbashkëta

Në jug të Kosovës, trupat gjermane të KFOR-it, të mbështetura nga njësitë amerikane të aviacionit …