Kaja Kallas

Kaja Kallas: Normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, çështje kyçe për ecurinë në rajon

Në një konferencë të përbashkët për shtyp në Tiranë, shefja e diplomacisë evropiane, Kaja Kallas, diskutoi zhvillimet në rajon dhe theksoi rëndësinë e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë për të arritur një ecuri pozitive. Kallas vuri në dukje se nuk mund të ketë përparim pa një zgjidhje të qëndrueshme dhe të plotë mes dy shteteve. “Në lidhje me Kosovën dhe Serbinë, nuk mund të ketë ecuri pa normalizimin e marrëdhënieve të dy vendeve,” deklaroi ajo, duke shtuar se pas këtij procesi, do të udhëtojë në Bosnje dhe Hercegovinë për të diskutuar zhvillimet atje. Në lidhje me Shqipërinë, Kallas theksoi se e ardhmja e saj është e lidhur ngushtë me Bashkimin Evropian. “E ardhmja e Shqipërisë është në BE,” u shpreh ajo, duke nënvizuar angazhimin e vazhdueshëm të Bashkimit Evropian për të mbështetur procesin e integrimit të vendit në BE.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lejon Prokurorinë të zbulojë materiale shtesë në rastin ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Gjykata Speciale në Hagë kanë miratuar kërkesën e Zyrës së Prokurorit të Specializuar për të …