Presidenti Begaj priti kryetarin e Komitetit Ushtarak të NATO-s, admiral Giuseppe Cavo Dragone

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka pritur Kryetarin e Komitetit Ushtarak të NATO-s, Admiral Giuseppe Cavo Dragone, në një vizitë të rëndësishme në Shqipëri. Presidenti Begaj e përshëndeti Admiral Dragone për detyrën e tij të re dhe falënderoi NATO-n për përzgjedhjen e Shqipërisë si destinacionin e parë të vizitës së tij në rajon. Ai theksoi vlerësimin e Shqipërisë për rolin dhe misionin e NATO-s, duke u shprehur se prania e Aleancës në rajon dhe misioni i KFOR-it në Kosovë janë dëshmi të angazhimit të thellë të NATO-s për sigurinë dhe stabilitetin e rajonit. Begaj foli gjithashtu për rëndësinë e bashkëpunimit rajonal dhe unitetit për të garantuar paqen dhe sigurinë. Ai theksoi se Shqipëria vazhdon të rrisë buxhetin e mbrojtjes dhe modernizimin e Forcave të Armatosura, duke kontribuar gjithashtu më shumë në misionet dhe operacionet e NATO-s.

Kontrolloni gjithashtu

Profesori amerikan, Edward Joseph kërkon nga Joe Biden që ta bindin Ukrainën që ta njohin pavarësinë e Kosovës

Edward Joseph: Të gjithëve atyre që u angazhuan me Januszin për çështjet e Ballkanit do t’ju mungoj mendja e tij depërtuese

Eduard Xhozef, ligjërues në Universitetin “Johns Hopkins” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e ka …