Projekti i sheshit bashkë me parkingun nëntokësor po shkon drejt përfundimit

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, së bashku më nënkryetarin Vesel Krasniqi dhe drejtorë komunalë, sot kanë parë nga afër ecurinë e punimeve që janë duke u bërë në projektin “ndërtimi i sheshit së bashku me parkingun nëntokësor” në qendër të qytetit.

Ky projekt që është më i madhi e më i rëndësishmi në gjithë këto vite të zhvillimit të Malishevës, është duke i dhënë një pamje tejet meritore qytetit të Malishevës, dhe i cili është duke u mirëpritur nga qytetarët dhe bizneset.

Kryetari Kastrati ka kërkuar nga punëkryesi që të punojë me intensitet të shtuar në mënyrë që nënkalimet të lirohen sa më parë për qarkullimin e automjeteve, dhe qytetarët të kenë sa më të lehtë qasjen në marrjen e shërbimeve përreth zonës ku është duke u implementuar ky projekt, pa dyshim më i madhi e më i rëndësishmi për një Malishevë Urbane.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Ferizajt vlerësohet lart në Raportin e Monitorimit të Konsultimeve Publike për vitin 2024

Në Raportin e Monitorimit të Konsultimeve Publike për vitin 2024, të realizuar nga Instituti Kosovar …