Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci është takuar me presidentin e Industrisë së Mbrojtjes së Turqisë

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci është takuar me presidentin e Industrisë së Mbrojtjes së Turqisë, Haluk Gorgun. Gjatë bisedës së zhvilluar, ministri, Ejup Maqedonci theksoi se industria e mbrojtjes do të vazhdojë të ketë vëmendje të veçantë në prioritetet e Kosovës. Në vazhdim të bisedës mes tyre u bisedua për bashkëpunimet që mund të zhvillohen midis dy shteteve në fushën e industrisë së mbrojtjes si dhe për hapat strategjikë që do të kontribuojnë në sigurinë rajonale. “Zhvillimi i industrisë së mbrojtjes forcon marrëdhëniet mes Kosovës dhe Turqisë, si dhe kontribuon fuqishëm në zhvillimin e mëtejmë të kapaciteteve të Kosovës, duke krijuar vetë qëndrueshmëri për municione të kalibrave të ndryshëm” theksoi mes tjerash Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.

Kontrolloni gjithashtu

Endrit Thaçi në mbështetje të Bedri Hamzës: Kosovës i duhet ndryshimi, votoni 125

Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur publikisht mbështetjen e tij …