Shahini organizon takimin e parë si Drejtor për Arsim me udhëheqës të institucioneve edukativo-arsimore të Komunës së Prishtinës

Drejtori i Ri i Arsimit në Komunën e Prishtinës, z. Samir Shahini ka organizuar takimin e parë me udhëheqës të institucioneve edukativo-arsimore të Komunës së Prishtinës.

Takimi shërbeu si pikënisje për bashkëpunim të ngushtë e frytdhënës për të ardhmen e arsimit në kryeqytet, si dhe si moment falënderimi për angazhimin dhe përkushtimin e ish-drejtoreshës znj. Jehona Lushaku Sadriu gjatë mandatit të saj.

Shahini u shpreh mirënjohës për pritjen, dhe vullnetin për të punuar me të gjithë drejtuesit në ngritjen e cilësisë në arsim, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit, transparencës dhe përkushtimit të përbashkët.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Komunës së Rahovecit, mbajti mbledhjën e shtatë të rregullt për vitin 2026

Nën udhëheqjen e Kryesuesit të Kuvendit komunal të Rahovecit, z. Fatmir Iska, u zhvillua mbledhja …