Nasim Haradinaj para Kuvendit, fton deputetët të nënshkruajnë “letër-betim” kundër padrejtësive të Gjykatës Speciale

Nasim Haradinaj, ish-nënkryetar i OVL-UÇK, është paraqitur sot para Kuvendit të Kosovës, në ditëne seancës konstituive. Ai u ka shpërnda deputetëve një “letër-betim”, përmes së cilës kërkon angazhimin e tyre për të adresuar padrejtësitë që, sipas tij, po ndodhin në procesin gjyqësor ndaj krerëve të UÇK-së, në Gjykatën Speciale në Hagë. Letra, e cila përfshin zotimin për miratimin e një rezolute në Kuvend, tashmë është nënshkruar nga disa deputetë të PDK-së, përfshirë Abelard Tahirin, Uran Ismailin, Ferat Shalën dhe Sala Jasharin. Në tekstin e saj, theksohet nevoja për një verdikt të drejtë dhe të paanshëm për ish-krerët e UÇK-së, si dhe dënimi i padrejtësive që, sipas Nasim Haradinajt, kanë ndodhur deri më tani.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …