Albin Kurti dhe ministrat njihen si deputetë mes debatesh për kushtetutshmërinë

Të shtunën, Komisioni i Përkohshëm Parlamentar për Verifikimin e Mandateve njohu dorëheqjen e kryeministrit Albin Kurti dhe të anëtarëve të tjerë të kabinetit qeveritar që fituan ulëse në Kuvend. Pas këtij zhvillimi, Kurti u betua si deputet, ndërsa seanca konstituive u ndërpre për t’u vazhduar të hënën. Nënkryetarja e LDK-së, Hykmete Bajrami, deklaroi se që nga certifikimi i rezultateve më 27 mars, vendime në Qeveri janë marrë në kundërshtim me ligjin, pasi zyrtarët e zgjedhur nuk kishin dhënë dorëheqje formale. Ajo njoftoi për kallëzim penal ndaj tyre dhe për mundësinë e dërgimit të rastit në Gjykatën Kushtetuese. Ish-kryetari i kësaj gjykate, Enver Hasani, theksoi se kabineti duhej të përbëhej nga zyrtarë që nuk fituan mandat deputeti dhe se vendimet e marra në këtë periudhë janë të paligjshme nëse sfidohen në gjykatë.

Kontrolloni gjithashtu

Izbica – Dënimi simbolik prej 13 vjetësh për krimet e luftës lë plagë të hapura

Gjykata Themelore e Prishtinës ka shpallur dënim prej 13 vjetësh burg për Muhamet Alidemajn, të …