Kërkohet paraburgim për gjashtë të dyshuarit për vrasjen e rreshterit Muhamed Lika

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka kërkuar caktimin e paraburgimit 30-ditor për gjashtë persona të arrestuar në lidhje me vrasjen e rreshterit policor Muhamed Lika në Kaçanik. Të dyshuarit me iniciale: H.B., R.M., V.Ç., E.L., Sh.K. dhe D.G., dyshohet se kanë vepruar në bashkëkryerje me përgatitje paraprake për të privuar nga jeta zyrtarin policor. Sipas Prokurorisë, më 1 prill 2025, viktima ishte përcjellë deri në hyrje të banesës nga të dyshuarit, ku një i mitur nga grupi dyshohet se ka qëlluar katër herë me armë zjarri. Muhamed Lika ndërroi jetë në vendin e ngjarjes. Të dyshuarit janë nën ndalim 48-orësh, ndërsa pritet vendimi i Gjykatës për masën e paraburgimit.

Kontrolloni gjithashtu

Lumir Abdixhiku: Do të shpërthejë skandali nëse nuk ka përgjigje pozitive nga Qeveria e Kosovës ndaj Amerikës për gazin

Lumir Abdixhiku: Refuzimi i VV-së nuk është inat politik, por interes kombëtar

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar ashpër nga Spanja ndaj përpjekjeve …