Agjencia Kadastrale e Kosovës filloi diskutimet me banorët e fshatrave për rindërtimin e kadastrit

Në fshatin Balaj, u mbajt takimi me banorë i Agjencisë Kadastrale të Kosovës i mbështetur nga Komuna e Ferizajt që për qëllim ka njoftimin e banorëve për rindërtimin e kadastrit, aktivitet ky ku mori pjesë drejtori i Drejtorisë së Pronës, Gjeodezisë dhe Kadastrit, Sabri Murseli si dhe drejtues e përfaqësues të lartë nga Agjencia Kadastrale e Kosovës.

Këto takime vazhduan edhe në fshatin Bablak, kurse të mërkurën do të mbahen edhe në fshatin Rahovicë, duke përmbyllur me këto tri fshatra të caktuara nga Agjencia Kadastrale e Kosovës,  ku qytetarët do të njoftohen më hollësisht mbi këtë proces.

Kontrolloni gjithashtu

Klubi i Volejbollit “Fer Volley” – Kampion i Kosovës në Volejboll

Klubi i Volejbollit të Femrave “Fer Volley” – nga Ferizaj është shpallur Kampion i Kosovës …