leoni

Limaj

Fatmir Limaj, ka mohuar zërat për një takim me kryeministrin në largim, Albin Kurti

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka mohuar zërat për një takim me kryeministrin në largim, Albin Kurti, duke theksuar se nuk ka pasur ndonjë kontakt për vota rreth konstituimit të Kuvendit të Kosovës. “Jo, jo bre jo, se marova t’u ju thanë”, tha Limaj pas seancës plenare të 23 prillit, duke shtuar se është i hapur për të biseduar me këdo që e fton, por se një takim me Kurtin nuk ka ndodhur. Limaj e përshkroi situatën aktuale si një “lojë nervash”, por theksoi se pavarësisht vështirësive, është thelbësore që institucionet e Kosovës të formohen sa më parë. “Kosova nuk e ka luksin me mbet pa institucione”, theksoi ai, duke shprehur shpresën se një zgjidhje do të gjendet në ditët në vijim. Edhe sot Albulena Haxhiu, ka dështuar për herë të tretë të zgjidhet kryetare e Kuvendit. Ajo mori vetëm 57 vota, katër më pak se minimumi i nevojshëm prej 61. Deputetët e Nismës, ashtu si në seancat e kaluara, abstenuan nga votimi, duke ruajtur qëndrimin e tyre të pavendosur në këtë proces të ndërlikuar institucional.

Kontrolloni gjithashtu

Vlora Çitaku

Vlora Çitaku: Kurti po i shërben Prokurorisë së Hagës duke sulmuar Thaçin e Veselin

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka reaguar me tone të ashpra ndaj …